Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë

0
273

Konsorciumi i përbërë nga 5 kompani, austriakët e “iC Consulenten”, “ELEA iC” dhe “IBE” të Sllovenisë dhe dy kompanitë vendase “SEED Consulting” dhe “InfraKonsult”, janë shpallur fitues për projektin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Në garë morën pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.
Tuneli i Llogarasë pritet të nisë nga puna para zgjedhjeve të prillit.
Ndërtimi i tunelit do të financohet nga buxheti i shtetit.
Ai do të jetë i gjatë 6 kilometra dhe pritet të shkurtojë rrugën nga 55 minuta në 10 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here