Shpallja ‘non grata’ e Berishës? Basha: Unë dhe PD s’do jemi avokati personal i askujt

0
142

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka dhënë detaje lidhur me takimin me tre anëtarët e Kongresit të SHBA.

I pyetur nga gazetarët lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës për korrupsion dhe nëse Basha ka kërkuar informacione prej kongresmenëve për këtë çështje, ai tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit, ishte një mundësi e jashtë zakonshme për të folur për prioritetet politike, e një nga këto është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik i shqiptarëve. Në këtë kuadër, pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u siguria që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi.

Basha më tej e cilësoi sajesë zërat se ka penguar anëtarët e grupit parlamentar për të folur mbi çështjen Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here