Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, plagoset çifti, burri transportohet në Tiranë

Një çift është plagosur në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Panaja.
Si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit kanë pësuar djegie çifti L.S. 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S. 49 vjeçe.
Gruaja ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa bashkëshorti u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore për shkak të shkallës më të rëndë të djegies.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment