Nga Gramoz Braho
Të nderuar qytetarë!Arsimi sot duket në ditët e tij më të vështira, jo vetëm për shkak të pandemisë por arsyeja kryesore është se qeveria e shikon si një problem i cili do zgjidhet sipas kohës!Arsimi ka vite që është braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, këtë e konfirmojnë shumë specialistë të cilët nuk kanë qënë dhe nuk janë dakort me formulat dhe kurikulat ” eksperimentale” të cilat vazhdojnë eksperimentohen duke shtrembëruar atë që çdo popull e ka ” Tempull” .Themeli i një kombi është arsimi, nëse kërkon ta skllavërosh atëherë leri pa dije, pa arsim dhe mund ti shesësh ” Sapunin për djath”.Asnjë masë dhe asnjë plan konkret deri tani nga qeveria për vitin arsimor 2020 – 2021!Askush nuk e di si do shkojë me pretekstin se do jenë në varësi të kurbës së COVID – 19!Një udhëzim i ministres për libra falas për kategoritë në nevojë për arsimin parauniversitar, e përsëris për arsimin parauniversitar, sepse kështu ka qënë gjithmonë dhe këtu është abuzuar masivisht sepse klasat e X – XII në Gjirokastër i kanë blerë me lekë librat.Sot ish drejtuesit e arsimit në Gjirokastër po mburren me arritjet në pushtetin lokal sepse Rilindja i ka ” graduar” një shkallë më lart!Fëmijët dhe familjet e kategorive në nevojë po i duartrokasin këta drejtues për lekët që këto familje asnjëherë nuk i kanë përfituar.Këta drejtues që sot po bëjnë show kanë grabitur për shumë vite dijen e fëmijëve dhe kanë shpërblyer familjet në nevojë me nga një ” Qese” me ushqime, TURP!Si përfaqësues politik u bëj thirrje drejtuesve të institucioneve arsimore Gjirokastër, drejtuesve të pushtetit lokal, deputetëve të qarkut, të heqin dorë nga ” Grabitja” e familjeve në nevojë, të heqin dorë nga ” Pengmarrja” e të ardhmes dhe të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet dhe aktet e tjera nënligjorë, boll e keni marrë peng këtë vend, tani është koha e të rinjve për t’ju treguar se Gjirokastra është vendi i Argjiros, Çerçizit Eqremit, Kadaresë dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët u munduan ta ndërtonin këtë vend me shpresën që të përparonte jo të plaçkitej me planet KÇK të klaneve “matrapaze” të Rilindjes!#PEISHZËRIJUAJ#