Shperthen gazetari Avdiaj, policia gjoba selektive

Patrulla e Policisë Rrugore në Gjirokastër, me gjoba selektive. Pasi i verifikojnë drejtuesit e mjeteve që nuk janë të njohur të tyre, më pas vendosin gjoba. Në kthesën e Shtëpëzit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, kur je nga Saranda ose ndonjë qytet tjetër që nuk ke njohje me policët, rrezikohesh seriozisht nga gjobat. Gazetari i disa mediave prestigjoze për jugun e Shqipërisë Viktor Avdia, ishte sot prezent kur disa mjete kaluan me sistemin e dritave fikur dhe shpejtesi të madhe por vetëm sa përshëndeteshin nga dy policët që ishin në patrullë. Polici Artan Celo i pyetur nga gazetari tha se “ligji nuk e parashikon të ndalojmë cdo makinë por vetëm ato që dyshojmë”. Por nuk ka komentuar se përse u përshendetën nga policia kur ishin me mbi 100 km në orë. Më pas ka plotësuar gjobën ndaj gazetarit sarandiot dhe janë larguar nga vendi ku stacionoheshin, për t’i shpëtuar ndonjë verifikimi sesi seleksionohen makinat në kontrolle. Policia që duam, mbetet një ëndërr por njohjet me ta, duhen për të shpëtuar nga gjobat selektive…

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment