Shpresë për kufirin, hapet Qafë-Bota nga 25 tetori për punëtorët sezonalë

0
143

Dogana e Qafë-Botës pritet të hapet për gjithë punëtorët sezonalë në afatin 25 tetor – 10 nëntor.
Të cilët shkojnë për vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka, ndërkohë edhe burime pranë kryetarit të Bashkisë Igumenicë Janis Lolos konfirmojnë se dogana e Qafë Botës do të hapet në datë 25 tetor.
Testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë.
Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur për shkak të koronavirusit, ndërsa shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj. Kërkesa për puntorë sezonalë në rajonin e Thesprotisë në Greqi është e lartë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here