Shqipëri-Kosovë një komb ?/ Kurti nga Gjirokastra: Ndodhë, me punë dhe vullnet çdo gjë arrihet!

0
139

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shqipëri është ndalur sot në qytetin e Gjirokastrës. Kurti është njohur me pjesën muzeale të qytetit ndërsa u ndal në kalanë historike dhe muzet. Në prononcimin për mediat ndër të tjera Albin Kurti shprehu mbështetjen e tij për kandidatët e pavarur në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit ndërsa theksoi se jo vetëm Gjirokastra por e gjithë Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe zhvillim.
Pyetjes se nëse është e mundur bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe a është kjo në planet e Albin Kurtit ai i është përgjigjur se çdo gjë mund të ndodhë.

Kjo është herë e parë që një politikan i Kosovës përfshihet në fushatën elektorale në Shqipëri .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here