Shqipëria i vetmi vend në Evropë pa minimum jetik

0
193

Procesi i përjashtimit të rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike duhet të ishte kryer në mënyrë transaprente dhe qytetarët duhet të ishin informuar për kriteret e largimit. Në këtë qëndrim ka dalë Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke i sygjeruar institucioneve shtetërore përkatëse që të tregojnë më tepër transparencë për t’i dhënë përgjigje të saktë, me argumente bindëse dhe ligjore çdo ankuesi.

Për ekspertët e KShH, në kushtet e vendit tonë, përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike e bën edhe më të vështirë mbijetesën e familjeve të varfëra.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka të përcaktuar minimumin jetik, ku përfshihen të ardhurat për të mbijetuar si, nevojat për ushqim, veshje, strehim dhe kudjes shëndetësor.

Mungesa e minimumit jetik ka bërë që shumë familje të varfëra të sigurojnë jetesën përmes mbledhjes së materialeve të riciklueshme në kazanët e mbeturinave, duke mbetur kështu jo vetëm peng i varfërisë, por edhe i diskriminimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here