‘Shqipëria me rrisk të ulët?! Me rrezik, propaganda e qeverisë me koronavirusin’

0
176

Nga Tritan Shehu.

Aktualisht strategjia duhet përqendruar kryesisht në mbrojtjen e brendshme, që kërkon urgjentisht, ndonëse me shumë vonesë dhe forcimin kompleks të rolit të kujdesit tonë parësor për minimizimin e përhapjes së brendëshme të virusit, ngritjen e laboratorëve të tjerë diagnostikë jashtë ISHP e Tiranës, karantinave etj;

forcimin me pajisje, materiale konsumi, masa organizative etj të komponentëve që luftojnë komplikacionet e tij, si sistemet e urgjencës stacionare e lëvizëse, qendrat e terapisë intensive që trajtojnë 10% të të prekurve, repartet e sëmundjeve infektive, laboratorët etj, kudo në nivel vendi.

“Strategjia” e grumbullimit në Tiranë të të gjithë rasteve, aq më shumë të rënda, është një absurditet i rrezikshëm.

Kushdo që mendon se mortaliteti i këtij virusi është i ulët në vetvete, duke e krahasuar atë me një grip të zakonshëm, gabon rëndë.

Sipas studimeve amerikane, mortaliteti i koronavirusit në vendet me sistem të mirë shëndetësor është midis 2-3%, ndërsa ai i gripit të zakonshëm diku te 0,1%.

Ndërsa ajo çfarë po ndodh në Iran, ku mortaliteti sipas njoftimeve zyrtare është rreth 10% (sipas disa gazetarëve është rreth 25%), tregon se aty ku niveli i sistemit shëndetësor është i dobët, ky mortalitet ngrihet shumë.

Mos të harrojmë se Shqipëria klasifikohet e fundit në kontinentin tonë për “Kujdesin ndaj pacientit”, gjë që imponon masa ultraurgjente përmirësuese të shumëllojshme, duke filluar me një dislokim të konsiderueshëm financiar, pavarësisht sa mund të jenë këto efektive tashti për gjendjen e sistemit e mbasi u humbën mbi 45 ditë kohë.

Vazhdimi me sloganet se kemi “risk të ulët” apo të “fanarit ndriçues në botë”, pa masa energjike e gjithpërfshirëse mund të paguhet shumë shtrenjtë…, ngel vetëm të shpresojmë te Zoti kështu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here