Shqipëria merr 50 milionë euro kredi për sektorin e energjisë

0
156

Qeveria shqiptarë ka nënshkruar një marrëveshje financimi për mbështetjen e sektorit të energjisë me Agjensinë Franceze për Zhvillim.

Ministrja e Ekonomisë Delinda Ibrahimaj bëri me dije se kredia e botë është në vlerën e 50 milionë euro dhe në kuadër të reformës së energjisë.

Ajo tha se marrja e kësaj kredie synon përmbushjen e tre objektivave, ndërsa paraajmëroi një tjetër hua që do të merret nga qeveria gjerman.

“Nëpërmjet kredisë së butë prej 50 milionë eurosh që u firmos sot mbështetet sektori i energjisë. Është në vijim të reformës së madhe të energjisë, e cila sot më shumë se kurrë është e nevojshme në bazë të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Kjo kredi synon të konsolidojë strukturën e OSHEE-së, pra ndarjen e tre operatorëve, synon të nxisë krijimin e bursës së energjisë dhe krijimin e një tregu konkurrues. Është në vijim të marrjes së një tjetër kredie të financuar nga qeveria gjermane”, tha Ibrahimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here