Shqiptare kujdes, “tymosja” nuk shkarerron virusin, na shkaterron te gjitheve!

0
160

Nga Tritan Shehu
Sot nuk i drejtohem Kryeministrit mbasi e degjova ne kembenguljen e tij “vrastare”!
Desheroj t’i drejtohem shqiptareve, prinderve, vellezerve a motrave: a e dini cfare eshte “droga”, a e kuptoni se me cfare cmimi do ta paguajme te gjithe kthimin e Shqiperise ne “Republiken e Kanabisit”?!
Kanabisi eshte nje droge, reth 80% e atyre qe shtrohen ne kliniken tone te toksikologjise per mbi doze nga “te fortat” e kane filluar me “tymosje”.
A e dini qe “tymosja” jep demtime te thella te nivelit intelektual e mund te shpertheje skizofrenine.
A e dini qe kjo lloj “tymosje” eshte reth 10 here me shume kancerogene se duhani etj, etj.
“Kanabisi mjekesor”?? Eshte vetem nje koperture per kete qeveri per te realizuar kanabizimin e vendit, mjafton te kujtoni vitet 2015-16, keshtu e filluan dhe atehere kur u mbush vendi, kur “tymosej” ne cdo shkolle, “lulezuan” e fituan grupet kriminale, u terrorizuan fshataret, qe te detyruar i paguani policise 10-15 E per bime te kultivuar duke u shkaterruar ekonomikisht ata vete, por pasuruar “boset” ne Tirane.
Duhet ta dini se perdorimi i kanabisit ne shendetesi eshte akoma ne fazat e kerkimit shkencor, ne sasi shume te vogla, ne kultivime krejt speciale, pa perfitim financiar, perkundrazi me kosto, qe ne Itali, Greqi etj e realizon ushtria.
Pra zgjohuni e veproni perpara se “tymi” tju fuse ne “gjumin letargjik“, se ashtu ju duan keta qe kerkojne tju perdorin si kavje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here