Shqiptare te bllokuar ne doganen rumune, policia serbe nuk i lejon te kalojne.

0
215

Urgjente !!

Me daten 31 mars jane nisur nga Anglia disa emigrante te cilet per shkak te pamundesise per te qendruar atje per arsye te izolimit edhe per faktin qe prindrit e tyre jane vetem ne Shqiperi kane mare mundimin te udhetojne me makinat personale per te ardhur prane familjeve te tyre. Ata kane kaluar nepe disa shtete europiane edhe mbreme ne oren 00:30 kane mberritur nga Rumania ne kufirin serb. Aty jane ndaluar edhe nuk jane lejuar te kalojne per nje kohe te gjate. Pas shume tentativash te kota ata jane kthyer serish ne Rumani. Momentalisht ata ndodhen ne Rumani ne te ftohtin edhe acarin e nates, me mungese ushqimesh dhe parashe dhe presin me lutje nje reagim nga shteti yne prane autoriteteve serbe per ti lejuar te kalojne kufirin e per te vazhduar rrugen e kthimit ne shtepite e tyre.

Familjaret e emigranteve shqiptare nepermjet portalit Jugunews.net i bejne apel Qeverise shqiptare te marre masa urgjente pasi ne ato kushte qe jane ata rrezikohen seriozisht nga nje infektim i mundshem i Covid 19. Emigrantet shqiptare qe jane nga Shijaku dhe Tirana duan te kthehen e te kujdesen per prindrit e tyre . Ata nuk jane kriminele, por njerez te nderuar me dokumenta te rregullta angleze .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here