Shqiptarët konsumojnë 2.5 herë më pak se europianët

0
174

Të dhënat më të fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se, shqiptarët kanë jo vetëm normën më të ulët në Europë të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë por edhe normën më të ulët të konsumit për frymë.

Ky i fundit fiksohet në vetëm 39% të mesatares europiane, çka do të thotë se, shqiptarët janë në gjendje të blejnë mallra konsumi 2.5 herë më pak se europianët.

Pavarësisht faktit që tregon një nivel mirëqenie që lë goxha për të dëshiruar, numrat tregojnë edhe se krahasuar me vitin paraardhës, ka progres. Të dhënat e 2017-ës flisnin për një normë konsumi për frymë sa 38% e një europiani mesatar.

Në krahasim me shtetet më të pasura ndërkohë, si Luksemburgu, konsumi i shqiptarëve është 3.4 herë më i vogël.

Në krahasim me rajonin, ku në analizën e Eurostat mungon vetëm Kosova, ndjekësja më e afërt është Maqedonia e veriut, me një konsum aktual në 41% të mesatares europiane së bashku me Bosnje Hercegovina.

Edhe për PBB për frymë, shqiptarët janë të fundit në Europë e në rajon, me një normë sa 31% e mesatares europiane thotë Eurostat në të dhënat më të fundit, nga 29% që ishte vitin paraardhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here