Shqiptarët pa asnjë kursim mënjanë, 27% mezi “shtyjnë” muajin

27% e të intervistuarëve pranojnë se mezi mbyllin muajin dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq në rajon. Sondazhi është zhvilluar në Shtator të vitit 2019 dhe në të morën pjesë 500 të intervisuar të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi është i përbërë nga tre kapituj kryesorë: Njerëzit dhe të ardhurat e tyre, Kreditë jobankare dhe Edukimi Financiar. Ndër të dhënat e të anketurave theksohet se 50% e të intervistuarëve janë meshkuj dhe 50% femra. 55% e tyre janë banues në zonat rurale dhe rreth 47% e të anketuarëve janë nga qarqet qendrore të vendit.

27% e të intervistuarëve pranojnë se mezi mbyllin muajin dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq në rajon.

46% e të intervistuarëve pranojnë se kanë para vetëm për ushqime, por hasin vështitrësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake si frigorifer dhe televizor.

64% e të intervistuarëve pranojnë se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre, ndërsa në zonat rurale kjo shifër shkon në 71%.

Kur pjesëmarrësit në sondazh u pyetën se sa mund të jetojnë me kursimet e tyre nëse do të humbasin vendin e punës, rreth 48% e tyre pranuan se nuk kanë asnjë kursim. Veçanërisht të intervistuarit të cilët jetojnë në zonat rurale, 57% e tyre pranuan se nuk kanë kursime. Vetëm 3% e tyre thanë se mund të përballojnë shpenzimet e jetesës vetëm për një vit, në rast se humbin vendin e punës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment