Shqiptarët të varur nga internet, 87.1% e përdoruesve navigojnë çdo ditë

aktën 87.1 për qind e perdoruesve te internetit  hyn çdo ditë duke “lundruar” përmes celularit, laptopit apo tabletëve.  Në një anketë të Institutit të Statistikave që ndalet në Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët 2018-2019 rezulton se në vitin 2019, 68,6 % e popullsisë nga 16 – 74 vjeç e përdorin internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, prej të cilëve 87,1 % e përdorin atë në baza ditore.

“Në vitin 2019, 98,6 % e individëve të moshës 16 – 74 vjeç kanë përdorur aparat celularë / telefona smart për të hyrë në internet. Ky tregues ka shënuar rritje prej 5,0 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Ndërkohë 23,7 % dhe 6,8 % e popullsisë në studim e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe tabletit. Tregues të cilët kanë pësuar rritje respektivisht 8,5 dhe 1,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018” thuhet në deklaratën e INSTAT.

Po kështu rezulton se  92.3 për qind e të intervistuarve të grupomoshës 16-74 vjeç kanë kryer thirrje përmes celularëve në aplikacione si Viber, Skype dhe Whatsapp duke u larguar kështu nga thirrjet tradicionale në celular.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet në vitin 2019 është 82,2 %, krahasuar me 80,7 % një vit më parë. Më shumë se gjysma e familjeve (56,6 % ose 359.884 familje) kanë akses në internet me rrjet broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.). Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (telefona smart 3G ose 4G, tablet, etj.), është 88,9 %.

Përdorimi i TIK nga individët e grupmoshës 16 – 74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës në vitin 2019, përfaqësojnë 68,6 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Përdorimi i e-qeverisjes

Në vitin 2019 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, (si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certificate të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi/printimi i formularëve zyrtarë” me 4,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, përdorimi i internetit për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka shënuar rritje rreth 6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018, ku 71,2 % e burrave dhe 66,0 % e grave të grupmoshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit gjatë 3 muajve të fundit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment