Shqiptarët “vdesin ” për pak punë në shtet

0
153

Vit pas viti kërkesat mesatare për një pozicion vakant në shtet kanë pësuar rritje duke kulmuar në vitin 2018 me 22 të tilla për një vend vakant të shpallur nga institucionet.

Departamenti i Administratës Publike raporton se kjo është mesatarja më e lartë e 18 viteve të fundit.

Gjatë vitit të shkuar në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin është 27067, nga të cilët rezulton se 13658 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje.

Kështu numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 5973, nga të cilët 57.6% femra, dhe 42.4% meshkuj. Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 38 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here