Shtet policor/ Cuci : Kamera dhe police ne cdo hapesire te vendit

0
184

Nga kuvendi Bledi Çuçi u shpreh se në mandatin e tretë do të shtohen forcat e patrullimit të policisë në çdo hapësirë të vendit.

“Si element kryesor ristrukturimi, organizimi dhe futja e teknologjisë së fundit. Përveç do strukturojmë policinë e Shtetit ku çdo kilometri katror do t’i caktojmë një trup policore për të patur kontakt me çdo dhunim që do t’i bëhet truallit. Do fusim pajisje super inteligjente për të ndihmuar këtë kontroll. Do rrisim investimet në monitorimin e trafikut. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim. Lidhur me krimin, do vijojmë me parimin “ndiq paratë”. Do të rrisim kapacitetet investiguese. Shumë shpejt në këtë Parlament do të paraqesim këtë strukturë të re. Do të synojmë që të transformojmë shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave në një agjenci të mbikëqyrjes policore. Gjithashtu, do të vijojmë të ulim moshën mesatare në trupën e policëve. Sa i takon ndryshimeve, them që çdo lëvizje do të bëhet sipas performancës së secilit dhe në kuadër të ligjit”, deklaroi në fjalën e tij Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here