Shtimi i të infektuarve me Covid-19/ Greqia në alarm

0
141

Greqia po përballet me një valë të dytë infektimesh me koronavirus. Kozani, qyteti pranë Shqipërisë është zona e parë që futet në nivelin më të lartë të alarmit.
Nënkryetari i Bashkisë së Kozanit, Costas Kyriakidis, foli për një situatë të vështirë në
Protothema , duke theksuar se “një muaj më parë nuk kishte asnjë shqetësim.
“Në 15 ditët e fundit kemi parë një problem me rritjen e rasteve”, ka thënë ai. Sipas tij, ky zhvillim është për shkak sepse masat nuk respektohen.
“Së bashku dhe me besim tek ata që marrin vendime, besoj se për 14 ditë gjërat do të jenë më mirë, ” shtoi ai.
Ai, megjithatë, shprehu shqetësimin për vazhdimin e funksionimit të shkollave. “ Duhet të kishte pasur masa edhe në to, pasi është e mundur të merren mësime në internet, siç ishte bërë në periudhën e mëparshme. Meqenëse jemi në zonë të kuqe, ati gjithashtu duhej të mbylleshin “, tha ai.
Sipas autoriteteve në Kozani ka 227 raste aktive dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e zonës.
Sipas njoftimit të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, pas një rekomandimi të Komitetit të Posaçëm të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot deri më 29 tetor, përdorimi i detyrueshëm i një maske sigurohet në të gjitha vendet e punës së brendshme dhe jashtë, pezullimi i të gjitha tubimeve në hapësirat publike dhe private, si dhe ndalimi i lëvizjes jashtë Njësisë Rajonale Kozani.
“U bëj apel banorëve të Kozanit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ditët në vijim. Është me rëndësi jetike që të jemi plotësisht të përkushtuar në respektimin e masave. Duke ruajtur zbatimin e masave ne po ruajmë shëndetin tonë, jetën tonë. Është mënyra e vetme për të përballuar pandeminë, është e vetmja mënyrë për të kapërcyer këtë situatë vërtet të rrezikshme “, tha ëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here