Shtohen kufizimet e udhëtimit drejt Greqisë për disa shtete, përfshirë Shqipërinë

0
124

Gazeta greke Kathimerini njoftoi sot një seri kufizimesh të reja mbi udhëtimet u lëshuan të martën nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit nëpërmjet të ardhurve nga vendet që përjetojnë shpërthime të mëdha.
Udhëzimet e reja, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 shtator, shtrijnë një ndalim të fluturimeve nga Turqia dhe nga Katalonia në Spanjë si dhe ndalimin e fluturimeve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo aeroport grek përveç Athinës.
Udhëtarët që fluturojnë nga Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Malta, Maqedonia e Veriut, Rumania, Spanja, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të hyjnë në Greqi vetëm duke paraqitur një test negative për Covid-19, të marrë 72 orë para mbërritjes.
Një ndalim është shtrirë edhe për shtetasit jo-evropianë, përveç atyre që vijnë nga Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe ata do të duhet të paraqesin një test negativ Covid-19.
HCAA ka vendosur gjithashtu një kufi maksimal hyrjeje prej 1,200 udhëtarësh në javë nga Izraeli dhe vetëm përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Korfuz dhe Kos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here