Shtrenjtimi i jetesës po i largon, Eurostat: Në 2020-ën, mbi 30 mijë shqiptarë morën nënshtetësi në vendet e BE-së

Shtrenjtimi i jetesës është faktori kryesor që po i detyron shqiptarët që të braktisin vendin.

Kjo pasi gjatë vitit të kaluar 37592 shtetas shqiptarë kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat raportohen nga qendra evropiane e statistikave. Sipas EUROSTAT, në krahasim me vitin 2019 janë 22.669 shtetas shqiptarë më pak që kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Unionit, por pavarësisht kësaj duket se as pandemia nuk ka ndikuar në uljen e kërkesës së shqiptarët për t’u larguar.

EUROSTAT raporton se numrin më të lartë të lejeve të dhëna të qëndrimit për vitin 2020 e mban Italia me rreth 13 mijë shtetas shqiptarë, në vendin e dytë është Gjermania me 8000 shqiptarë, e ndjekur nga Greqia, Franca dhe Kroacia.

Krahasuar me vendet e rajonit, shqiptarët renditen të dytët për sa i përket marrjes së nënshtetësisë.

Serbia kryeson me mbi 40 mijë leje qëndrimi, më pas vjen Bosnjë-Hercegovina me 35.1 mijë, Kosova 31.6 mijë, Maqedonia e Veriut 16.3 mijë dhe Mali i Zi, me 2.7 mijë.

Në vitin 2020, Bashkimi Europain ka dhënë rreth 2.2 milionë leje qëndrimi për qytetarët e vendeve që ndodhen jashtë unionit.

  • Numri u ul me 24% ose 706 000 në krahasim me vitin 2019, rënia e parë në trendin rritës të vërejtur midis viteve 2013 dhe 2020.

Rënia ka ardhur kryesisht për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin dhe reduktimin e aktivitetit të administratës.

Në raport thuhet se punësimi ishte arsyeja kryesore pse njerëzit morën një leje qëndrimi në BE në vitin 2020, duke përbërë 40% të të gjitha lejeve të qëndrimit.

Arsyet familjare përbënin 28%, arsimi 11%, ndërsa arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare përbënin 21%.

Ndërkohë,  këtë të premte INSTAT ka publikuar nivelin e përgjithshëm të çmimeve, i cili në muajin shtator ishte 2.5 %.

Ndikim kryesor në ndryshimin e indeksit të çmimit të konsumit e kanë produktet ushqimore, ndjekur nga transporti dhe qiratë e karburantet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment