Shtyhet afati, kufiri me Greqinë mbyllur deri më 25 tetor


Ambasada Greke në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur vendimin e marrë së fundmi nga autoritetet greke lidhur me kufinjtë.
Bazuar në të dhënat epidemiologjike për Covid-19, masat kufizuese që janë aktualisht në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi do të zgjaten deri më 25 tetor.
Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor ”, shkruan ambasada.
Në fuqi mbetet paraqitja e testit negativ PCR për Covid-19 dhe karantina 1 javore. Situata në dogana do të vazhdojë të jetë e njëjtë ku numri i personave që do të lejohen të kalojnë në Kakavijë është 750 persona dhe 300 në Kapshticë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment