Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

0
141

Është shtyrë edhe për 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Kjo shtyrje vjen në kuadër të Aktit Normativ të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Belinda Balluku. Po ashtu, DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri.
Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë 2020, pati bllokime qarkullimi. Shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit. Shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.
Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi kanë kamata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here