Shuhet Uran Kostreci !

Nga Nebil Cika

Shuhet Uran Kostreci !

Me pikëllim të thelle iu njoftojmë se legjenda e qendresës sonë antikomuniste Uran Kostreci, ndërroi jetë . Në emrin tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërise, iu shpreh ngushllimet me te sinqerta familjarve, miqve, bashkëvujtësve dhe bashkëluftëtarëve të tij .

Qofsh i parajsës vëllai ynë, kampion i qëndresës, asketi i lirisë e demokracisë !

Homazhet do të zhvillohen sot
date 13.korrik 2021 nga ora 08.00-11.00 tek godina e te perndjekurve politike Ruga e Elbasanit Tiranë . Përcjellja në orën 12.00 ne Varrezat e Sharrës.

Nekrologji

Uran Kostreci lindi më 1938, në Sarandë ne një familje me tradita e kontribute të spikatura patriotike . Kur ishte ende fëmije i arrestuan dhe i denuan të atin si eksponent i Ballit Kombetar . Me mundime arriti te mbaroje shkollën normale Elbasan dhe per një kohë te shkurtër punoi si arsimtar në rrethin e Vlorës deri sa u arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.
Ai është themelues i Shoqates Antikomuniste e të Përndjekurve politikë te Shqipërisë dhe anëtar i kryesisë kombëtare . Ishte kryeredaktori e botuesi i pare i gazetës Liria gazete e te perndjekurve politikë.te Shqipërisë .
U përfshi fort në lëvizjen demokratike dhe u zgjodh, dy herë, kryetar i PD dega Elbasan . Ishte në krye të forumit për dënimin e gjenocidit komunist në Shqipëri dhe ai ka meritën që akuzoi dhe mblodhi prova që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri, ku u akuzuan dhe dënuan krerët e lartë të diktaturës komuniste . Për qendresën dhe veprimtarinë kundër diktatures komuniste dhe aktivitetin e shquar politik, intelektial e patriotik, Presidenti i Republikës e ka nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut ” .
Ikja e tij nga kjo botë eshte një humbje e madhe për të gjithë ne ,pasi sic thoshte edhe vete kishte ende shume per të na dhënë e thënë . Me sakrificën dhe veprën e tij jam i sigurt që e ka rezervuar vendin e tij në parajsë . Po nuk qe Atje Urani, kush tjetër mund të jetë? !

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment