Shumë mllef për Dhërmiun dhe Jugun sot..Jugu duhet per detin, ju e doni per te shitur mend!/Nga Edlira GJONI

 

Per ngjarjen e rende te ndodhur te dielen me 08 korrik ne oret e para te mengjesit ne nje lokal ne plazhin e Dhermiut ku pati te shtena me arme dhe pushues te plagosur, ka reaguar sot ne faqen e saj ne facebook edhe gazetarja Edlira Gjoni e cila eshte me origjine nga trevat e bregdetit te Jugut.

Nje ngajrje e tille kaq e rende ka tronditur opinion publik, pushuesit e Jugut, banoret e zones, turistet e huaj te cilet vijne ne Shqiperi te bindur se pervec mikepritjes do te gjejne edhe rend e qetesi, siguri per jeten, standarte ne sherbime dhe cmime te arsyeshme. Por me sa duket, asnje nga keto kritere nuk eshte siguruar nga operatoret pergjegjes publike apo private, ne standartet e duhura. Ngjarje te tilla ne kufijte e akteve terorriste jane deshmia me e mire se organet e rendit publik jane jo kompetente dhe te paafta te menaxhojne situata te tilla me flukse te medha pushuesish ku midis tyre levizin njerez te armatosur, delekuente me precedente penale, trafikante dhe shites drogash, te alkoolizuar dhe te droguar etj. Ne plazhet e vendit nga Jugu ne Veri mungojne rrojat e plazhit dhe mbytjet e shumta te plazhisteve ditet e fundit, madje edhe turiste te huaj, jane deshmia me qarte e ketij deshtimi. Ne akset rrugore shikon postebllogje policie si askund  ne ndonje vend tjeter  fqinj me Shqiperine ne kete sezon, por kapacietet e tyre profesionale lene per te deshiruar.

Ne keto kushte te mungesave te medha, kane shperthyer edhe debatet ne rrjetet sociale per te gjetur fajtorin. Ne perzgjodhem prej ketyre rrjeteve nje prej replikave me cilesore, ate te gazetares se mirenjohur Edlira Gjoni, por nuk kane munguar edhe opinione te tjera me kendveshtrime te ndryshme mbi ngjarjen e sotme ne Dhermi. Sido qe te jene qendrimet, per nje gje biemi te gjithe dakord; ngjarje te tilla kaq tragjike demtojne imazhin e vendit, largojne turistet dhe demtojne biznesin vendor. Ja postimi i plote i zonjes Gjoni:

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës. Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin. Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty. E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.
Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek! 
As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman. Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh Gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë. Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.
Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu!
Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është. Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana. Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!
Iu duket situata e shēmtuar në të gjitha elementet? Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë!
Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty. Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!
Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë.
As mos hajdeni më hiç! Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë.
Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend.
Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment