Si do veprojë Opozita të shtunën dhe ku do strehohet qeveria në Vlorë?

0
149

Nga Nikoll Lesi – Kryeministri ditën e shtunë do shkojë në Vlorë, gjoja në një takim me “popullin”. Burime konfidenciale thonë se është dërguar ish-ministri Gjiknuri që të gjejë strehim për qeverinë në zonën e Kuçit, ndërkohë që Berisha bën thirrje popullit të Vlorës që “na e ktheni në Tiranë Edi Ramën se duam te kryeministria”.

-Analisti i njohur Andi Bushati deklaron se protestuesit duhet të pushtojnë katin e parë të kryeministrisë, sallën COD, ku ti flasin shqiptarëve se si nuk duhet qeverisur Shqipëria, se si mund të kemi një qeveri për gjithë shqiptarët e jo për një grup biznesmenësh shumë të pasur. Plani opozitar mbetet rrethim total i godinës së kryeministrisë deri në dorëheqjen e kryeministrit.

PD dhe LSI e kanë ndarë mendjen se e shtuna do sjellë rrëzimin e qeverisë Rama, me hir apo me pahir. Vendosmërinë e këtij vendimi e kanë thënë qartë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët nuk kanë lenë asnjë shteg për t’u keqkuptuar se çdo të ndodhë me 16 shkurt. Të dy, dhe krejt opozita, janë për një qeveri tranzitore e cila të ketë mbështetjen e krejt spektrit politik shqiptar ku misioni i saj do të jetë marrja e statusit kandidat në qershor si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë brenda këtij viti.

Nesër, pra të shtunën, protesta pritet të jetë me tone të forta dhe me shpirt të madh përballje, sepse varfëria e njerëzve si dhe bashkëdrejtimi i qeverisë me krimin e organizuar nuk kanë lenë asnjë zgjidhje tjetër për me datë 16 shkurt. Pra të shtunën përplasen dy botë, bota e qeverisë e lidhur me oligarkët dhe krimin e korrupsionin si dhe bota e njerëzve që duan një jetë më të mirë e cila ka opozitën si mbështetje.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje dhe kanë premtuar qytetarëve shqiptarë se me këtë protestë janë të vendosur që ta rrëzojnë kryeministrin për ti hapur udhën një qeverie tjetër, e cila të mos ketë asnjë lidhje me krimin e mafian vendase. Paralajmërimi publik i Bashës dhe Kryemadhit është një bast i madh për karrierën e tyre politike, pasi nëse nuk mbajnë fjalën duke u përballur me kryeministrin që siç thonë është në pushtet me zgjedhje të blera nga bandat siç publikoi “Zëri Amerikës”, pra ata të dy duhet të ikin nga politika, nëse dështojnë. Basha dhe Kryemadhi kanë përgjegjsinë e thirrjes së popullit para kryeministrisë, në sensin se po i sjellin me besimin e madh se të shtunën e rrëzojnë kryeministrin Rama. Ndaj me datë 16 shkurt do të jenë me “kuç e maç” krejt Shqipëria sepse kanë zemërim në shpirt dhe besim në mendje se dyshja drejtuese e Opozitës do t’ju prijë në ballë të përballjes me njerëzit e kryeministrit.

Në fakt një pjesë të planit të vendosjes së autoritetit të popullit mbi vendin e krimit që drejton shqiptarët e ka thënë mbrëmë analisti i njohur Andi Bushati. Ja se ç’shkruan mbrëmë Andi Bushati: “Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij. Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin. Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.

Duke ndërmarë këtë “sakrilegj”, nuk do të kishin nevojë as për të djegur goma në boulevard, as për të thyer xhama, as për të rekrutuar “kokëpalërë” që do përleshen me policinë, as për të ngritur një çadër bis.

Me këtë akt, nuk do të bezdisnin njerëzit, por sunduesin e tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhin, se turmën nuk e përdorin si mish për top për një pazar më të madh.

Duke marshuar vetë të parët poshtë markizës së Phillipe Parreno, Basha dhe Kryemadhi do të jepnin një sinjal të qartë se nuk ndajnë asgjë të përbashkët me modelin Rama, se ata nuk presin më prej tij, se ashtu sikurse tha tek “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së, 16 shkurti do të jetë dita, kur dikush duhet të ikë, ose kryeministri ose ata si drejtues opozite”.

Më mirë se Bushati nuk ka mendje e lirë që e parashikon fatin e kryeministrisë ditën e shtunë, ndonëse mund të jetë sebep dhune të dynanshme. Natyrisht që nuk mund të preket kryeministria si institucion, ndonëse zoti Bushati ka mendim radikal për ta rrëzuar Ramën. Salla COD dhe rrethimi duke mos lejuar të hyjë kryeministri në zyrë dhe as qeveria, do jenë prioritetet e së shtunës, duke e shndërruar godinën e qeverisë në një sallë ku populli të vendosë, natyrisht pa thyer asgjë, as edhe një xham, por duke rrëzuar vendin ku merren vendime për oligarkët, vendin ku firmosën tenderime, koncensione, abuzime, PPP apo ku hyjnë natën pjestarët e bandave më të sofistikuara kriminale, pra realisht populli e ka rrëzuar Edi Ramën.

Ndërkohë kryeministri ditën e shtunë do shkojë në Vlorë, gjoja në një takim me “popullin”, por e verteta mbetet se ikën nga frika se mos populli do të marrë drejtimin e fatëve të vendit në Tiranë. Burime konfidenciale thonë se është dërguar ish-ministri Damian Gjiknuri që të gjejë strehim në zonën e Kuçit, në male, nëse protestuesit marrin fatin e vendit në dorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here