Studentja i’a perplas ballazi Ramës

Pak pas fillimit të takimit që Edi Rama po zhvillon me studentët dhe pedagogët në UBT, njëra prej studenteve mori fjalën duke bërë një pyetje për kryeministrin, duke nxjerrë bllof rektorin dhe dukë lënë sallën më pas.

Studentja u shpreh se rektori nuk i kishte lajmëruar studentët se Rama do të ishte i pranishëm. Kur ajo zbuloi këtë fakt mori edhe duartrokitjet e sallës së mbushur me studentë.

“Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.

I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”   

Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment