Si po e rrezikon “modernja” të ardhmen e brezave të rinj..


Me hapa të shpejtë ,ajo çka quhet ” moderne” po na vjedhë të tashmen dhe të ardhmen pa e kuptuar.Mbi të gjitha ky modernizim i tepruar po kërcënon seriozisht edukimin e brezave të rinj.Fëmi apo adoleshentë sot janë të ” çmendur” pas pajisjeve elektronike kryesisht telefonave celularë,kompjuterave apo ipadeve .” Të dashuruar ” me një ” trup të ftohtë” që po u merr mendjen dhe kohën duke i izoluar nga jeta reale.Të zhytur në një botë tjetër ,asaj të rrjeteve sociale ,fëmijë e të rinjë kanë harruar çfarë do të thotë natyrë ,shëtitje ,lojëra,kulturë dhe histori.Teknologjia e zhvilluar po i mban gjithnjë e më shumë të rinjtë nga realiteti .Rrjetet sociale kanë një ndikim të madhë tek çdo i ri ,akoma më shqetësues bëhet kur këto të fundit përdoren edhe nga fëmi të moshave tepër të vogla.Një burim rreziku i sigurtë që i ekspozon këta të fundit drejt fenomeneve të ndryshme negative që mund të prekin jetën e tyre.Mjafton të klikosh në gjigandin Google dhe aty shfaqet çdo gjë ,informacione apo video me përmbajtje aspak të hijshme ,faqe ku fëmi dhe adoleshentë mund të shikojnë pa censurë .Sipas studimeve të fundit interneti dhe rrjetet sociale ,pra virtualiteti po vret çdo ditë fëmijërin e çdokujt .Veç kësaj roli më i rëndësishëm është ai çka luan në karakterin e të rinjve duke i bërë ata më të kufizuar ,të mbyllur në vetvete,më agresivë dhe të dhunshëm.Mesazhet e shkurtra apo zëvendësimi i fjalëve me të tjera shkurtime po ndikojnë negativisht edhe tek gjuha e folur apo e shkruar duke rritur shanset për analfabetizëm në vend.Në webfaqe të ndryshme ,në rrjete sociale si Facebook apo Instagram etj ku të rinjtë kanë akses përballen me shembuj të shëmtuar të një jete ireale të ekspozuar nga ata që nesër bëhen idhuj të tyre.Jeta luksoze e modeleve apo ato që quhen ndryshe si influenciere në instagram imponon të rinjtë të bëhen si këto duke i çuar drejt “zhveshjes” apo kirurgjisë plastike,për të vazhduar më tej me një edukim negativ të ekspozimit të trupit të tyre vetëm për disa pëlqime.Pa harruar faktin që fotot e postuara në rrjete sociale mund të përfundojnë në duart e maniakëve të ndryshëm apo pedofilëve .Ndikimi në veshje ,sjellje apo karakter i shkaktuar nga ky modernizim i tepruar pasqyrohet dhe në jetën reale kryesisht tek nxënësit apo studentët.Institucionet arsimore sot janë kthyer në pasarela mode ku secili apo secila dëshiron të ekspozojë sa më shumë nga vetja.Përdorimi i veshjeve të ekzagjeruara të ndikuara nga tipi alla Kardashians ,me pjesë të zbuluara të trupit ,dekolte të hapura ,dhe shumë makiazh .Në shkollat shqiptare duke filluar nga ato 9 vjeçare ,gjimnaze dhe universitete vihet re kjo tendencë e shëmtuar e ndjekjes së modës së gabuar nga disa ” idhuj” që i kanë vendosur një çmim vetes së tyre .Një rini që ndjekë shembuj të tillë është një brez në rrezik për atë çka do vi nesër.Ja pse teknologjia ,modernja po i shtyn gjithnjë e më shumë të rinjtë drejt botës së krimit ,korrupsionit,materializmit,kufizimit social,dëmton psikologjinë e tyre ,shëndetin mendor dhe atë fizik,por gjithashtu po rrit një brez ” kopje” të dikujt dhe aspak origjinal.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment