Nga Charles Riley/
Përshtatur nga E.S/
Pjesa e parë.
Ndërsa, COVID-19 ka mbërthyer jetët tona, të gjithë kemi një pyetje në mendje: Po më vonë?
Shumë qeveri europiane po fillojnë të mendojnë se si të rihapin fabrikat, zyrat dhe shkollat, por njëkohësisht duke zvogëluar rrezikun e përhapjes më të lartë. Austria deklaroi të hënën që do të fillojë të hapë bizneset gradualisht pas festimeve të Pashkës, duke u bërë kështu shteti i parë që e merr këtë iniciativë.
Ndaj qeverive po rritet trysnia për të shpjeguar planet, për shkak të rritjes së kostove ekonomike të masave të ndërmarra. Ekziston frika se furnizimet ushqimore dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor mund të jenë një problem nëse kufizimet qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ndërsa karantinimi ka gjasa të vazhdojë dhe për disa javë, është momenti i duhur për të planifikuar se si mund të ruhet popullsia dhe të rikthejë ekonominë kur këto masa të lirohen. Në rast gabimi në këtë planifikim, mund të çojë në raste të reja dhe rikthim të këtij cikli dhe dëmtim të mëtejshëm njerëzor dhe ekonomik.
Në Gjermani ku 100000 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus dhe afro 1600 kanë vdekur, një grup ekonomistësh, avokatësh dhe ekspertë mjekësie po rekomandojnë një rizgjim të ngadaltë të ekonomisë më të fuqishme të Europës. Kjo gjë do të lejonte industri specifike dhe punëtorët të rifillojnë aktivitetet e tyre duke ruajtur gjithashtu një hap pas për të parandaluar dhe përhapjen e mëtejshme të virusit.
Akademikët që morën pjesë në raportin për “Institutin e Kërkimit Ekonomik Ifo”, deklaruan që nuk presin një vaksinë apo një trajtim efektiv kundër koronavirusit të paktën deri në 2021. Si rezultat i kësaj, Gjermania duhet të ecë përballë kësaj beteje me hapa të ngadaltë dhe jo si një garë shpejtësie. Gjithashtu ata shtuan se planifikimi në këtë tranzicion duhet të nisë në politikë, administratë, kompani dhe organizata të tjera. Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, dyqaneve të paktën deri në datën 20 Prill, një masë me risk të lartë për një ekonomi në prag të recensionit. Nëse karantinimi zgjat të paktën për 3 muaj, ata parashikojnë një ulje prej 20% të GDP.
Si të rifillosh një ekonomi?
Qeveria gjermane po parashikon një paketë të rezervës ekonomike deri në 750 bilion Euro që përfshin masa për të nxitur kreditimin e bizneseve, marrjen e aksioneve në kompani dhe mbështetjen e punëtorëve. Kjo paketë është nga më të mëdhatë në botë.
Raporti sugjeron që shteti duhet të krijojë një task forcë të ekspertëve dhe përfaqësuesve që do të mund të ndihmojnë në lehtësimin e masave shtrënguese në punë dhe jetën publike dhe se kur industritë duhet të rifillojnë prodhimin. Kthimi në punë do të jetë në formë vullnetare për disa punonjës.
Raporti shton se industritë si telekomunikacioni dhe prodhimi i automjeteve që i japin më shumë të ardhura ekonomisë duhet të jenë në prioritet të qeverisë. Ndërsa, puna që mund të kryhet në shtëpi të vazhdojë në këtë formë. Kopshtet dhe shkollat duhet të hapen relativisht shpejt, sepse rastet e rënda të fëmijëve dhe të rinjve janë më të rralla dhe prindërit nuk mund të punojnë nëse këto institucione qëndrojnë ende të mbyllura.
Jo festa dhe evente të mëdha
Kompanitë që prodhojnë produkte për kujdesin e shëndetit duhet të rihapen sa më shpejt. Hotelet dhe restorantet duhet të lejohen vetëm në mënyrë të kontrolluar, sepse në ndërmarrje të këtilla është e vështirë të ruhet distance. Diskot dhe klubet duhet të qëndrojnë të mbyllura për tani dhe eventet me një numër të madh spektatorësh duhet të shtyhen.
Ekspertët shtojnë që standarte të ndryshme duhet të vendosen në rajone të ndryshme. Masat shtrënguese mund të lirohen fillimisht në vendet me numër më të ulët të rasteve të infektuara ose ku risku i transmetimit është më i ulët, si komunitetet rurale. Me kalimin e kohës, rajonet ku popullsia krijon një nivel imuniteti mund të kemi një lehtësim të masave.
Kjo fillimisht kërkon një numër të madh dhe të koordinuar të testimeve për koronavirus, higjienë të lartë dhe rregulla të reja për përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Sugjerohet gjithashtu që Gjermania të organizojë një rritje masive të prodhimit të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, rritje të kapacitetit prodhues për barnat dhe vaksinave dhe një platformë teknologjike për planifikimin strategjik në të ardhmen. Por ndërkohë që task forca do të jape rekomandime, do të jenë politikanët dhe liderët e biznesit që do të thonë fjalën e fundit për heqjen e masave. Ekspertët shtojnë që kontrolli për rinisjen nuk mund të bëhet në mënyrë qëndrore. Në këtë formë do të dështonte. Ajo duhet të kontrollohet fillimisht nga institucionet dhe kompanitë vetë.