Si ta kuptoj nëse e kam kaluar koronavirusin?

0
249

Intervistë me Dr. David Buchholz, Drejtor themelues mjekësor, Asistent profesor i pediatrisë pranë Coumbia University Irving medical center

Dr. William Hillmann, drejtor mjek i asociuar pranë spitalit të përgjithshëm në Massachusetts/

Simptomat e Covid-19 mund të ndryshojnë dhe numri i ulët i testimeve në shumë vende do të thotë që shumë persona mund ta kenë kaluar atë. A është e mundur të zbulohet nëse e kemi kaluar dhe si duhet të veprojmë nëse mendojmë se jemi infektuar?

A është e mundur të kuptojmë nëse dikush ka patur Covid-19 në të kaluarën?

Dr. William Hillmann: Testet e antitrupave po zhvillohen por nuk janë ende të aksesueshëm për përdorim klinik. Ky testim do të na lejojë të kontrollojmë mostrat e gjakut për antitrupa kundër koronavirusit për të kuptuar nëse dikush e ka kaluar atë. Shumë persona, po presin me ankth që këto testime të jenë të aksesueshëm.

 A mund ta kem kaluar dhe të kem qenë një rast asimptomatik, pra pa asnjë simptomë?

Dr. William Hillmann: Koronavirusi ka një spektër të lartë me simptoma: nga personat tërësisht asimptomatikë dhe që nuk kanë asnjë ide nëse janë infektuar, te personat me simptoma si të gripit: hundë që rrjedhin, dhimbje fyti dhe deri te simptomat më të rënda si temperaturë e lartë, dhimbje trupi, probleme me frymëmarrjen dhe kollë. Humbja e nuhatjes dhe e shijes janë gjithashtu simptoma. Rastet më të rënda janë ato me sëmundje shoqëruese. Është e pamundur për tani të themi se cila është përhapja e vërtetë e sëmundjes në ShBA pasi ende jemi duke u dhënë prioritet testimeve për ata që janë të sëmurë, në spital ose punonjës të sistemit mjekësor. Nuk po bëjmë testime masive si Korea e Jugur apo si disa nga vendet europiane për të kuptuar rastet asimptomatike ose me simptoma minimale që mund t’i atribuohen dhe alergjive.

A janë personat asimptomatikë gjithashtu infektues?

Dr. Hillmann: Një pjesë e madhe e personave që nuk kanë asnjë simptomë janë infektues për një periudhë kohe. Ne ende nuk e dimë për sa gjatë sepse nuk e kemi ende testimin e duhur për të kontrolluar infeksionet pa simptoma.

Kur personat kanë simptoma ata janë dhe infektues. Madje, deri në 2 ditë përpara se simptomat të shfaqen ata mund të jenë ngjitës. Një virus fillon të ndërtohet përpara simptomave dhe prandaj mund të jetë dhe në këtë moment ngjitës. Është e vështirë të kuptohet nëse dhe ky virus funksionon në këtë formë.

A duhet dikush të sillet ndryshe nëse dyshojnë që e kanë këtë virus?

Dr. David Buchholz: Të gjithë duhet të tregojmë shembullin tonë. Nëse jemi të gjithë në kët luftë, duhet të praktikojmë distancimin social.

Dr. Hillmann: Duke qenë se nuk ka një mënyrë reale për ta kuptuar në këtë pikë kush e ka patur tanimë, vetëm nëse ka qenë rast me simptoma, nga ku është marrë tamponi dhe rezultati ka dalë pozitiv. Vazhdoni të veproni siç keni vepruar deri tanimë: ruani distancën sociale dhe higjienën. Mendoj se mbajtja e maskës në publik është një rekomandim i arsyeshëm duke patur ndërmend përhapjen e gjerë dhe faktin që ka persona që nuk zhvillojnë asnjë simptomë dhe prapë mund të jenë burim infektimi.

Nëse mendoj se jam infektuar me koronavirus, a kam detyrim etik për të lajmëruar njerëzot që kam patur kontakt? Edhe nëse faktikisht mund të ketë qenë një e ftohtë ose një grip?

Dr. Buchholz: Në mënyrë absolute po, unë do ta bëja. Unë jetoj në New York dhe virusi ka qenë në komunitet që përpara se ne ta dinim. Kështu që lajmërojini, pjesëtarët e familjes, miqtë e afërt, mbase një koleg, sidomos nëse dyshimi ka qenë në 14 ditët e fundit. Nëse kanë kaluar më shumë se 14 ditë, shenjat dhe simptomat e tyre do të ishin zhvilluar.

Dr. Hillmann: Kjo varion nga secili individ se çfarë ata mendojnë se është zgjedhja e duhur. Por, në të njëjtën kohë, me vrullin e infeksionit që po e shohim në vende si New York, nëse simptomat kanë qenë më përpara dhe keni qenë në kontakt të afërt me dikë, duhet ta lajmëroni.

A mund të sëmurem përsëri nëse e kam kaluar njëherë?

Dr. Buchholz: Nuk ka patur prova të mjaftueshme që dikush është infektuar më shumë se një herë. Dikush me një sistem normal imunitar që ka reaguar ndaj virusit dhe është përmirësuar duhet të ketë imunitet për një periudhë kohore, të paktën 1 vit, mbase dhe tërë jetën.

Ka patur raportime nga Kina ku mendohet se ka raste që po rezultojnë pozitivë me Covid-19 për herë të dytë. Në fakt shumë nga shkencëtarët mendojnë se ka të bëjë me një problem rreth pasaktësisë së testimit dhe jo se njerëzit kanë patur dy raste të ndara të sëmundjes.

Burimi: https://www.theguardian.com/global/2020/apr/13/coronavirus-have-i-already-had-covid-19

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here