Si transmentohet e ç’duhet bërë për t’u mbrojtur? Informacione për ‘Coronavirus’ që duhet të dini

Lajmet për përhapjen e “Coronavirus” po sundojnë mediat botërore. Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tij në Kinë.
Po si transmentohet virusi e çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur?
Si transmentohet virusi?
Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra.
Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.
Çfarë dihet për virusin?
Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.
Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.
Kush është më i rrezikshëm – Sars apo nCov?
Shqetësuese është një deklaratë e autoriteteve kineze nga 26 janari, se mbajtës të virusit të ri Corona janë infektues që në periudhën e inkubacionit, pra që para se të shfaqin simptomat, ndryshe nga epidemia SARS në vitin 2003. Atëherë infektimi ndodhte pas simptomave. Nga ana tjetër SARS ishte shumë i rrezikshëm, se “coronavirus”. 10% e të infektuarve atëherë ndërruan jetë. Tani janë më pak se 3% që kanë rënë viktimë dhe shumica kanë pasur sëmundje të tjera.
Çfarë masash duhen marrë?
Organizata Botëtrore e Shëndetësisë e shpallu virusin “emergjencë botërore shëndetësore”. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës.
Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment