Si u paralajmërua OBSH që në dhjetor për rrezikun e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se koronavirusi i ri është dhjetë herë më vdekjeprurës se gripi i derrave.
Por OBSH është vënë në qendër të kritikave vetë për reagimin e vonuar ndaj situatës së krijuar në Kinë.
SHBA akuzon se OBSH nuk e paralajmëroi rrezikun, por i bënte jehonë pretendimeve kineze.
Madje në janar, OBSH deklaroi se nuk ekziston rreziku i transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu.
Por një email i dërguar që në dhjetor paralajmëronte për rrezikun e shpërndarjes nga ajri të virusit të ri.
Sipas Fox News, ky email u dërgua në OBSH nga Tajvani. Por ata thonë se OBSH injoroi informacionet e tyre për të luftuar virusin.
Tajvani është një nga vendet që ka vuajtur nga viruset e shpërndarë nga Kina dhe këtë herë mori masa të rrepta menjëherë. Por për shkak të tensioneve që ka ky vend me Kinën, paralajmërimet e tyre nuk u morën parasysh nga OBSH, edhe pse aty thuhej se virusi ishte i rëndë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment