Një histori me Nastradinin dhe si u përdor Edi Rama si leckë !

0
148

 

Iu kujtohet kur shkoi Edi Rama në Beograd
dhe deklaroi atje se Serbia duhet ta njohë Kosovën? Sot nuk e përsërit më! Pse?

Asokohe u çua media me t’madh e t’vogël e na thanë a e shihni çfarë kryeministri patriot? Ia plasi n’mes të Beogradit bombën, kështu duhet, jo si “Saliu” e të tjerë. I pari politikan.. etj!

Sot besoj e kuptoni se ishte inskenim i pastër (i pisët) për ta manipuluar publikun. Ketë far publiku inteligjent.

Kjo ndodhi sepse ka një logjikë në diplomaci; kur unë bëj marrëveshje me ty, më intereson që ti të jesh i fortë tek pala jote. Askush nuk bën marrëveshje me një faktor të dobët.

Dhe serbët me atë inskenim dhe me dronin kur akuzuan se e hodhi vëllai i Edi Ramës, Olsi, investuan që Rama të dukej faktor nacionalist, në mënyrë që shqiptarët ta çmonin. Ia dhanë mundësinë pra. Kjo sa i përket anës publike. Në mënyrë private serbët kanë thënë nëpër kancelari se Rama është i duhuri për ne. Është faktor bashkëpunues.

Aspekti tjetër ishte që Edi Rama duke i shkuar në Beograd legjitimoi Aleksandër Vuçiçin si faktor në Ballkan. E nxorri atë nga izolacioni, përmes gatishmërisë së tij i mundësoi që Vuçiç të pozicionohet si faktor bashkëpunues i cili ka fuqi ta ulë në tryezë kryeministrin e një vendi historikisht me popull kundërshtar me serbët. Ia rriti pra prestigjin. Këtu e nxorrën faktor paqtues.

Maska për ketë operacion me maska ishte “Procesi i Berlinit” prej te cilit nuk u morr vesh asgjë, Shqipëria nuk fitoi asgjë dhe duket sikur u iniciua vetëm për Serbinë. Dhe Edi Rama i shërbeu me devocion e venerim kësaj iniciative.

Kërcimi vazhdon. Aleksandër Vuçiç flet për ndarje të Kosovës, ndërsa Edi Rama nuk del më si para katër vitesh për të deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më shpejt aq më mirë!

Sepse roli që i është caktuar është roli i njeriut që hesht. Duhet të heshtë, se po u rrebelua Shqipëria, prishet plani “Vuçiç” ngaqë Vuçiç nuk mundet t’iu thotë më Fuqive të Mëdha se edhe Shqipëria është dakort me qëllim për t’i dhënë sa më shumë shance planit të vet!

Kur ndodhi “bomba patriotike” në Beograd, iu thoshim është inskenim me qëllime më të thella. Askush nuk dëgjonte, ishin të gjithë të goditur në tru nga dalldia.

Nastradin – i thanë – çfarë po bën (kur Nastradini po sharronte drynin e një dyqani për ta vjedhur), hiç, po luaj violinë, u përgjigj Nastradini. Po unë nuk po nigjoj muzikë, iu përgjigj tjetri me habi! Hajt se ia nigjon pak ma vonë muzikën.

Dhe muzikën po ia nigjojmë sot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here