Sinojmeri përcmon Ramin, as me Mucin nuk të krahasoj

0
2534

Pas stuhisë del dielli, po vetëm diell në fakt tek LSI në Gjirokastër nuk ka.

Ngacmimet përmes statuseve me dy apo tre kuptime nëpër rrjetet sociale mes klaneve drejtuese të kësaj force politike në Gjirokastër, tashmë po hyjnë në një epokë të re.

Ka disa ditë që lufta brenda LSI, po bëhet edhe më e ethshme dhe kjo, si pasojë e mos arritjes së objektivit të vendosur për të fituar dy mandate në Qarkun e Gjirokastrës.

Si një gjirokastrit i mencur dhe nga derë e fisme, Edlir Sinojmeri ish kreu i LSI për qytetin e Gjirokastrës i shkarkuar nga funksionet me kërkesë të Zamira Ramit, nuk e ka kaluar këtë periudhë të ndërmjetme pa thumbuar kryebashkiaken.

Në një status të hedhur para pak, zoti Sinojmeri përmes tre rreshtave, ka lënë të kuptohet gjithcka se kujt i drejtohet.

Një mendje e mprehtë që është në brendësi të raporteve Sinojmeri-Rami, e shikon këtë status, si një oportunitet që Sinojmeri, lëshon për Ramin ku kjo e fundit mik më të mirë ka ligësinë, ndërsa nuk rresht së përcmuari duke mos e krahasuar madje as me Mucin, personazhin e vecantë që njohin gjirokastritët.

Më poshtë statusi i plotë në FCB i Edlir Sinojmerit.   

“Ai/Ajooo qe ben keq,ta dini se miku me i mirë i tij/saaj,është LIGËSIA” Ketu perqendrohuni të nxirrni konkluzionet, lërini thashethemet alla “muçi”nga “Gagaçi”&Co.?..p.s. Respekt dhe përulje per Muçin e lagjes time,vleren e qytetit tim!??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here