Sipas FMN, paketa e mbështetjes COVID në Shqipëri – më e ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit

0
198

Deklarata e FMN-së në datë 26 Nëntor 2019Mbi vlerësimin e ekonomisë përpara goditjes së tërmetit të Nëntorit të kaluar => Vlerësimi i pergjithshëm: 

Rritja ekonomike e vitit 2019 u ndikua negativisht nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike, situata ekonomike e vendeve kryesore partnere, si dhe pasiguria e krijuar nga kriza politike në vend. 

E ardhura për frymë në Shqipëri nevojitet të rritet në nivele të konsiderueshme, theksohet në raport, pasi mbetet në një nivel kritik sa 25% e të ardhurave mesatare për frymë të BE-së. 

Mungesa e infrastrukturës dhe institucionet e dobëta pengojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri. Një qeverisje më e mirë mund të ndihmojë në tërheqjen e inestimeve, reduktimin e emigracionit dhe kufizimin e rreziqeve të krizave.

Rekomandimet kryesore:

Borxhi publik duhet të jetë nën 65% e GDP-së në 2020. Objektivi => reduktimi në 45% në periudhë afatmesme.

Rritja konomike prej 3.7% në terma afatmesme vlerësohet poshtë potencialeve për të përmirësuar standardin e jetesës në Shqipëri. Buxheti i 2020 nuk ka adresuar problamatikën e ngritjes së kapitalit human (arsim, shëndetësi) referuar peshës ndaj GDP.

Kompleksiteti i sistemit të taksave dhe ndryshimet e shpeshta kanë kufizuar mundësitë për rritjen e të ardhurave fiskale. Domosdoshmëri reduktimi i informalitetitit dhe përgatitja e një strategjie të qendrueshme të të ardhurave afatmesme (MTRS).

Shlyerja e detyrimeve të prapapambetura për TVSH deri në gjysmën e parë 2021, për të lehtësuar biznesin dhe si një shembull konkret për luftën ndaj informalitetit.

Forcimi i institucioneve ekonomike dhe fiskale për të adresuar rreziqet e shtuara, kryesisht nga rritja e shpejtë e partneriteteve publike e private (PPPve).

Ritheksohet kërkesa për të krijuar një procedurë të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjithë projekteve të investimeve publike.

Roli i Korporatës Shqiptare të Investimeve vlerësohet jo qartësisht i rregulluar dhe mund të mbart rreziqe të shtuara nëse nuk trajtohet si një strukturë me qëllime tregtare, pa mbështetjen me kapital nga fondet buxhetore.

Problematikat e vazhdueshme financiare në sektorin e energjetikës dhe nevoja e përsëritur për reformim.

Rritje e kreditimit dhe fuqizim i sektorit financiar. Monitorimi i nivelit të borxheve me probleme në sistem bankar (NPL-ve).

Rritja e konkurueshmërisë në sektorin financiar si dhe mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar jo-banka. Legjislacioni për promovimin e aseteve kripto duhet të jetë në përputhje me kërkesat kundër pastrimit të parasë (AML/CFT).

Deklarata e FMN-së në datë 30 Nëntor 2020. Në vijim të përfundimit të misionit mbi monitorimin e parë pas asistencës financiare (First Post-Program Monitoring Mission) => 

Vlerësimi i pergjithshëm: Kapaciteti i Shqipërisë për të ripaguar Fondin është i mjaftueshëm, por me rezerva të konsiderueshme përsa i përket kursit fleksibël të këmbimit si amortizues.

Rreziqet janë rritur dukshëm nga pandemia, si nivelet e larta të deficitit fiskal dhe borxhit publik, dobësitë në administrimin e financave publike dhe një nivel relativisht i lartë i huave me probleme (NPL), si dhe niveli i lartë i euroizimit.

Pasiguri të konsiderueshme dhe rreziqe të shtuara shoqërojnë procesin e rimëkëmbjes në periudhën 2021-22, prandaj FMN thekson rëndësinë që autoritetet të jenë të gatshme të marrin masa të mëtejshme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Rekomandimet kryesore:

Ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7.5% në 2020. Deficiti fiskal parashikohet të rritet në 7% të PBB-së dhe borxhi publik mbi 80% për qind e PBB-së në fund të vitit 2020.

Mbështetja për ekonominë duhet të vazhdojë në 2021, por duhet të jetë e përkohshme dhe e targetuar, subjekt i transparencës dhe llogaridhënies. FMN i kërkon autoriteteve të evitojnë sa më shpejt që të jetë e mundur masat e jashtëzakonshme në menaxhimin e financave publike (MFP) të marra gjatë emergjencës dhe t’i nënshtrojnë fondet e rindërtimit kontrolleve adekuate.

Gjatë vitit 2021, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzime jo-prioritare për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe për të ruajtur likuiditetin e nevojshëm për të përballuar rreziqet e shtuara.

Fondet e rindërtimit të tërmeteve t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të MFP, përfshirë planifikimin përmes procesit të rregullt të buxhetimit. Të sigurohet prokurimi i duhur, monitorimi adekuat dhe raportimi në kohë, mbikëqyrja adekuate dhe auditimet e pavarura post-post.
Forcimi i kornizës dhe strkturave për luftën Kundër Pastrimit të Parave / Luftimi i Financimit të Terrorizmit (LPP / LFT). FMN rithekson qëndrimin kundër një amnistie të mundshme të taksave, duke adresuar problematikat në lidhje me deformimin e sistemit të taksave, si dhe ndikimin negativ në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisjes.

Adresimi i dobësive strukturore në financat publike mund të mbështesë më mirë investimet në kapital njerëzor dhe fizik. Ritheksohet rëndësia për të përfunduar, miratuar dhe filluar zbatimin e një Strategjie të shëndoshë të të Ardhurave Afatmesme (MTRS) në 2021, pas konsultimit të duhur publik.
Sistemi i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e saj. Një sistem taksimi i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund të nxisë mbledhjen e të ardhurave duke përmirësuar gjithashtu klimën e investimeve dhe uljen e informalitetit.
FMN rithekson nevojën urgjente për të forcuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve. Projektet e investimeve publike duhet të kalojnë një proces rigoroz të përgatitjes, vlerësimit dhe prioritizimit, përfshirë Partneritetet Publiko-Private (PPP).

Nevojiten përpjekje të forta për të vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë rigoroze jo vetëm ndikimin e drejtpërdrejtë buxhetor por edhe detyrimet e kushtëzuara që vijnë nga PPP-të. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të përmirësuar performancën e sektorit shtetëror të energjisë elektrike. Adresohet përsëri shqetësimi se Korporata e Investimeve e Shqipërisë (AIC), pasi të jetë funksionale, do të sjellë rreziqe të reja fiskale.

Duhen shmangur krijimi i shpenzimeve të reja dhe krijimi i detyrimeve të prapambetura të TVSH-së. Këto borxhe dëmtojnë klimën e biznesit dhe besimin tek qeveria, si dhe dëmtojnë flukset e parave të bizneseve në një kohë kur ata janë të stresuar nga goditjet.

Ruajtja e stabilitetit financiar ndërsa mbështeten huamarrësit e goditur nga krizat. Monitorimi nga afër dhe menaxhimi me kujdes i rreziqeve, përfshirë udhëzimet për ristrukturimin e portofoleve të kredisë bankare. Përmirësimi i kornizës së NPL dhe harmonizimi i kornizës rregullatore me standardet ndërkombëtare. Nivele relativisht të larta të NPL-ve ka të ngjarë të rriten për shkak të ndikimit të pandemisë tek huamarrësit. Në përputhje me mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë nga afër pozicionin e kapitalit të bankave në nevojë.

Pasiguria e pandemisë nxjerr në pah rëndësinë e planifikimit për situata të paparashikuara. Autoritetet duhet  të jenë të gatshëm të marrin masa shtesë që të garantohet ruajtja e stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Nëse do i referohemi dy vlerësimeve të mjëpasnjëshme të FMN-së, borxhi publik pritej të ulej nën nivelin 65% të PBB-së gjatë vitit 2020, por përshkak të dy krizave të njëpasnjëshme, vlerësimet për fundin e vitit 2020 janë që borxhi publik të kapërcejë normën prej 80% te PBB-së. Pra, një rritje prej 15% e borxhit publik ndaj PBB-së pritet që të jetë kosto e dy krizave me të cilat po përballet vendi ynë, ndikuar ky tregues edhe nga tkurrja e konsiderueshme ekonomike prej 7.5% e PBB-së për vitin 2020.

Sic eidentohet edhe në raportin bashkëlidhur deklaratës së FMN, buxheti fillestar i vitit 2020 përfshinte një fond për rindërtimin pas tërmetit prej 1.2 përqind të PBB-së, e cila u rrit në vijim.

Qeveria ka bërë tre rishikime të buxhetit gjatë vitit 2020, ku dy të parat janë përqendruar në rritjen e shpenzimeve shëndetësore dhe mbështetjen e bizneseve dhe familjeve të godituar nga kriza pandemike, fonde që në total përbëjnë rreth 1.2% të PBB-së sipas grafikut në vijim.

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik, FMN vlerëson se paketa e mbështetjes COVID-19 në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se mesatarja e paketave mbështetëse në vendet e tjera të Ballkanit.

Ndryshimi i tretë në buxhetin e vitit 2020 u krye për rritjen e fondit të rindërtimit dhe investimeve, i cili raportohet nga Ministria e Financave të jetë në total rreth 31 miliard lekë nga buxheti i vitit 2020 (rreth 2% e PBB-së).

Natyrshëm lind pyetja, nëse paketat e mbështetjes së ekonomisë dhe sistemit shëndetësor vlerësohet të jenë në total rreth 3.2% e PBB-së, po diferenca në total prej 15% e PBB-së cfarë përfaqëson përtej rënies ekonomikë të pritshme?

*Eksperte në çështjet financiare, të pagesave dhe bankingut. Opinionet janë personale të autorit/ MONITOR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here