Siri: Goditet autokolona e ndihmave, 13 viktima

Një autokolonë me ndihma nga OKB, është bombarduar në afërsi të Aleppos. Të paktën 13 janë viktimat e këtij bombardimi bën të ditur Observatori Sirian i Të Drejtave Humane. “Këtu jashtë kanë qenë 20 automjete të mbushur me ushqime, ilace e veshmbathje”-shprehet një prej pjestarëve të ndihmës së shpejt i mbërritur në vendngjarje. Goditja është kryer në orët e mbrëmjes së djeshme dhe autokolona mendohet se është goditur nga ushtria siriane. OKB konfirmon se janë goditur 18 nga 31 kamiona të autokolonës në afërsi të Urum al-Kubra, në veriperëndim të Alepos.

Euronews

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment