Sistemi i ri i faturimit online shtyhet për në 2020

0
146

Projekti më i rëndësishëm që prek të gjithë komunitetin e biznesit ai i fiskalizmit, pritet të shtyhet me tre muaj. Ministria e Financave duket se do të marrë në konsideratë kërkesat e biznesit i cili insistoi që kjo nisëm të mos nisë të zbatohet nga janari i 2020. Projekti parashikon një sistem të ri faturimi i cili do të jetë online për çdo transaksion. Brenda këtij viti parashikohet të behet edhe testimi i nevojshëm. Ndërsa kanë nisur procedura e përzgjedhjes së kompanive që do të bëjnë gati nga ana teknologjike sistemin e ri. Që nga muaji gusht Ministria ka nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi ky projekt shoqërohet me pikëpyetje mbi zbatimin e tij por njëkohësisht ka edhe kosto shtesë për bizneset. Këta të fundit pritet të njihen me draftin final për të vendosur cfare do të ndodhe me kasat aktuale që përdorin, nëse ato do të ripërshtaten apo do të dalin jashtë funksionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here