Situata e orëve të fundit në Qarkun Fier. Dy të dyshuar me Koronavirus!

0
149


Sipas burimeve tona të informacionit nga drejtuesit lokal mësohet se një grua në fshatin Poçem të njësisë administrative Mallakastër është e dyshuar me Koronavirus. Ajo ka histori udhëtimi me Greqinë javën e fundit.Mjeket i kanë marrë tampon dhe pritet përgjigja ndërsa ajo është e izoluar në banesë. Rasti i dytë i dyshuar është shfaqur në Frakull të bashkisë Fier. Një burrë rreth 55 vjeçar pa histori udhëtimesh ka shfaqur komplikacione. Pas telefonatës tek 127-a pritet që atje të shkoj ekzaminimi mjekësor për të marrë kampion analizash. Qarkullimi ditën e sotme është shumë i kufizuar në automjete dhe këmbësor.Nuk informacione të raste urgjente në Lushnjë Divjakë Rroskovec dhe Patos. Fshati Mbërs i bashkisë Rroskovec ku u identifikuan dy pjestarë të një familje pas një histori udhëtimi rezulton i i zoluar.Shërbimet e policisë dhe ushtrisë kanë marrë nën kontroll izolimin e të gjithë banorëve të këtij fshati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here