Situata jashtë kontrollit/ Hidhet nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

0
141

Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan L.S. që të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30. Kujtojmë se në spitalin Shefqet Ndroqi mbahen pacientët e prekur nga COVID-19.
Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, Shefqet Ndroqi dhe Infektiv.
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here