Situata kaotike në Kakavijë, Basha: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar

0
161

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavi.
“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, shkruan Basha në TWitter .
Partia Demokratike e cilësoi vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë, si pasojë e një aksidenti rrugor një ngjarje e rëndë dhe humbje e madhe për familjarët e të miturit.

Sipas selisë blu një ngjarje e tillë është alarm tragjik për braktisjen që qeveria u ka bërë qytetarëve të saj.
“Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë. Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here