Situata nga Covid-19/ Propozimi i PEISH Gjirokastër ndaj bashkisë së qytetit për familjet në nevojë

0
142

Nga Gramoz Braho

Drejtuar Bashkisë Gjirokastër!
Në kuadër të situatës të krijuar nga COVID 19 Partia për Europianizim dhe Integrim ( Dega Gjirokastër) duke e ndjekur me përgjegjshmëri dhe me interes maksimal këtë “Luftë” të cilësuar tashmë nga Qeveria, po i drejtohet Bashkisë Gjirokastër publikisht me një propozim konkret për shtresat në nevojë.

  1. Të pajisen shtresat në nevojë me një numër unik ( kartë sociale) e cila të ketë në llogarinë e këtyre familjeve një shumë të ardhurash me qëllim që këto shtresa ta përdorin për blerjet në supermarket dhe blerjen e ilaçeve që u nevojiten.
    Kjo do ti japi mundësi familjeve të kategorive në nevojë të përdorin këto numra unik ( karta sociale) për shpenzimet e domosdoshme në këto kohë të vështira.
    Do shmangi gjithashtu kontaktin e shume grupeve të terrenit me njerëzit duke i mbrojtur të dyja palët nga armiku i padukshëm që na ka izoluar.
    Do shmangi #DOKTORPAKOSHOW# emisionin javor të faqes së Bashkisë Gjirokastër.
    Te familjet e kategorive në nevojë të cilat duhet të jenë të listuara ashtu si duhet dhe që vërtet e meritojnë të trajtohen, do ketë një dritë jeshile duke mos ju dorëzuar armikut tonë të përbashkët javës që vjen!
    Bashkia ka gjithë logjistikën e mjaftueshme që këta numra unik ( Karta Sociale) të mbyllen dhe të shpërndahen brenda maksimumi 1 – jave, mjafton vetëm dëshira dhe vullneti i mirë për ta zbatuar duke hequr dorë nga #REALLYSHOW!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here