Situata pas tërmetit, Basha i propozon qeverisë planin me tre pika

0
139

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i propozon qeverisë një plan urgjent me tre pika për të përballuar krizën e krijuar prej tërmetit.

Basha nga Durrësi tha se plani konsitston në vlerësimin e banesave nga 500 inxhinierë në 10 ditë si të banueshme dhe të pabanueshme dhe akordimi i 150 milionë dollarëve për njerëzit në nevojë.

“Gjendja këtu është e mjerueshme, shumica e banorëve nuk ka marrë asnjë lloj ndihme. E dyta ka një pasiguri, sepse njerëzit nuk e dinë në mund të rrinë brenda, se kanë rënë muret, ka shkatërrim orendish dhe ata nuk e dinë ku do të shkojnë. Disa prej banorëve thonë se janë strehuar një ose dy net dhe pastaj janë nxjerrë.

Pra, mbizotëron kaosi.

Prioritare është ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar kryesisht nëpërmjet vullnetarizmit tonë si opozitë. Tani është koha për veprime urgjente dhe të mirëkordinuara.

Nga takimi që pata dje me specialistët, mësuam se kemi gati 500 specialistë për të dhënë kontributin e tyre vullnetarisht dhe propozoj një plan me tre pika:

Organizimin e këtyre 500 inxhinjerëve për të përshpejtuar vlerësimin e banesave dhe që kontribuon për qetësimin mendor dhe shpirtëror.

E dyta, vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori kryesore; të banueshme dhe të pabanueshme.

Pika e tretë, të përdoret fuqia që ka qeveria në gjendjen  e fatkeqësisë natyrore për të anulluar afro 150 milionë dollarë të planifikuara për dhjetë oligarkë dhe ato t’u akordohen njerëzve në nevojë. Këto i propozoj si kryetar i opozitës, si kryetari PD-së”, është shprehur Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here