SKANDAL!! Arrestohet sepse disa metra larg banesës së tij, policia zbuloi kanabis

0
159

Kanabis është gjetur për herë të parë edhe në fshatin Levan të Tepelenës.

Një 59 vjecari, i është gjetur kanabis në afërsi të banesës së tij gjatë një aksioni policor me objekt, kërkimin e lëndëve narkotike, në fshatin që është në kufirin ndarës administrativ mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Burime policore, kanë qartësuar se shërbimet e Policisë së Tepelenës, të mbështetura edhe nga përfaqësues të Seksionit të Hetimit Narkotik në Gjirokastër, kanë ndërhyrë duke zbuluar një sasi prej 22 kg kanabis. Kjo lëndë, është zbuluar pranë banesës së 59 vjecarit Petrit Jahaj tek disa shkurre.

Për policinë, 59 vjecari, ka nxituar të largojë nga banesa e vet kanabisin në momentin e fundit kur forcat policore trokitën në banesë, mirëpo vetë Jahaj, është habitur kur i kanë kërkuar llogari për drogën e gjetur jashtë ambjenteve të shtëpisë.

“Ore hani shqip ju apo jo, a gjetët drogë në banesën time more, a jeni në vete, cfarë po bëni, shkoni e kërkoni atë që kishte drogë jo mua o cyrrykër”-i është drejtuar policëve 59 vjecari Jahaj gjatë arrestimit.

“Ejani e kërkoni në banesë nëse do të gjeni qoftë edhe një fije, vij vetë në polici e dorëzohem”-i është drejtuar 59 vjecari policëve.

Por ky reagim mesa duket nuk e ka shpëtuar atë nga arrestimi ku pas vendosjes së prangave, ai është dërguar në dhomat e izolimit në Burgun e Bëncës në pritje të dhënies së masës së arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër pas dy ditëve.

Lënda narkotike kanabis sativa prej 22 kg, është sekuestruar menjëherë nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here