SKANDAL në Gjirokastër!! Policia pengon autobuzin me simpatizantë të LSI, 500 protestues nga Qarku drejt kryeqytetit

0
177

Mund te quhet pa frike nje skandal qe ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne Gjirokaster. Makina te policise kane penguar krejt artificialisht dy autobuze me protestues te LSI qe shkonin drejt kryeqytetit ne tubimin e thirrur nga opozita shqiptare.

Kane qendruar me shume se 1 ore e gjysem simpatizantet e LSI te Gjirokastres, ne vendtakimin prane bulevardit te lagjes “18 Shtatori” ne pritje per tu nisur drejt protestes. Arsyeja ka qene kontrolli me imtesi i dokumentacioneve te dy autobuzeve qe do te transportonin simpatizantet e LSI. Pas kesaj jane pyetur per qellimin e udhetimit te tyre drejt kryeqytetit dhe kontrolluar per kartat e identitetit.

Me pas eshte lejuar largimi i tyre me nje paralajmerim te forte qe te mos kryejne akte vandale, cka perkthehet si nje kercenim real.

Burime nga shtabet e protestes se LSI ne bashkite e Qarkut te Gjirokastres, konfirmojne per Jugunews.net se numri i tubuesve te nisur drejt protestes se kryeqytetit, eshte diku tek 500 vete.

I kontaktuar nga Jugunews.net ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo, shprehu bindjen se ky numer mund te jete superuar per shkak te kerkesave te shumta qe kane pasur per pjesmarrje te qytetareve te thjeshte pa bindje politike, tek deget vendore te LSI ne Qarkun e Gjirokastres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here