SKANDAL !!!!!Pranga 70 vjecarit pasi komshiu i tij kishte kultivuar 10 rrënjë kanabis

0
154

Rreth 30 forca policie të armatosura deri në dhëmbë ndërmorrën një operacion për asgjesimin e 10 bimëve narkotike dhe sekuestron e 3.5 kg kanabis.

Ngjarja ka ndodhur sot në Këlcyrë ku u arrestua poseduesi i kësaj sasie narkotike 70 vjecari Ferik Goxhaj. Ky i fundit në kur shkoi në polici, mori vesh përse u arrestua nga policët, pasi nuk kishte fare dijeni për prezencën e 10 bimëve narkotike në afërsi të banesës së tij.

Operacioni për asgjesimin e lëndëve narkotike, është shtrirë në në fshatin Komarak në zonën e Këlcyrës pasi informacionet nga terreni, specifikuan për vendndodhjen e kanabisit. Menjëherë rreth 30 forca policore të Përmetit dhe Gjirokastrës, u armatosën deri në dhëmbë për të zbuluar poseduesit e kanabisit dhe kultivuesit e tyre.

Në vend që të kapnin pronarët e vërtetë të sasive të kanabisit, syrin ja vendosën një të moshuari të sëmurë me qëllim që të mos dështonte aksioni pa asnjë të kapur.

Sebep u bënë 10 kërcellat e kanabisit që ndodheshin afër banesës së 70 vjecarit Goxhaj. Më parë, Policia kishte zbuluar një sasi kanabisi prej 3.5 kg në një kasolle të braktisur e në kthim, gjeti “peshkun” për t’a arrestuar dhe akuzuar për kultivim e 10 kërcellëve kanabisi të kultivuar jashtë territorit të banesës së vet.

I moshuari e ka marrë vesh vonë përse e arrestuan pasi fillimisht i thanë për t’a shoqëruar në polici, por për t’i vënë “vulë” operacionit, gjetën “trafikuesin” dhe poseduesin e madh të tij që ishte vetë Goxhaj i sëmurë kronik.

Ky i fundit ka kërkuar që të lirohet pasi është sëmurë me tension të lartë dhe me probleme kardiovaskulare, por uniformat blu nuk e kanë lëshuar. Një rast i ngjashëm është shënuar disa ditë më parë kur një tjetër i moshaur u arrestua në Tepelenë sepse në koshtin e komshiut, ishin kultivuar 12 rrënjë kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here