SKANDAL: Prokuroria e Krimeve të Rënda, lejon lirimin e dy policëve të Kakavijes dhe një doganieri, pas trafikut të 1.2 ton kanabis

0
1065

Prokuroria e Krimeve të Rënda kryen autogol.

Kërkon lirimin në sallën e gjyqit të një doganieri dhe dy policëve të Kakavijes të cilët lejuan kalimin drejt Greqisë, të 1 ton kanabis në 17 shkurt të këtij viti.

Më 25 prill të këtij viti, inspektori i Policisë së Kufirit në Kakavije Blerim Mëhilli, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet pasi rezultoi të kishte lejuar kalimin e kësaj sasie narkotike përmes një kamioni në drejtim të Greqisë.

Tok me të, u arrestua edhe një doganier Y.R si dhe një inspektor tjetër policie V.S. Arrestimi i tyre u bë bujë më 25 prill të këtij viti dhe ndaj tyre rëndonte vepra penale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mirëpo vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, u tërhoq nga kjo vepër penale cka e detyroi atë të përcillte për shqyrtim dosjen dhe dhënien e vendimit, jo nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, por në drejtim të Gjirokastrës.

Sot të tre personat e arrestuar me bujë, u paraqitën në sallën e gjyqit në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër nga ku u liruan. Gjyqtarja e cështjes Blerta Cibuku, pasi ka dëgjuar arsyetimet e tre avokatëve të të tre të pandehurve, ka liruar në sallën e gjyqit, personat e lërtpërmendur të cilët në prill të këtij viti po nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin përgjegjës për kalimin e 1.2 ton kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në 17 shkurt të këtij viti. Gjyqtarja caktoi “detyrim paraqitje” për Blerim Mëhillin policin e Kakavijes, si dhe për doganierin Y.R dhe inspektorin tjetër të policisë së Kakavijes V.S.

Prokuroria për Krime të Rënda caktoi në 25 prill të këtij viti, masën e sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda për veprën penale të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim. Ndërsa sot tre të arrestuarit, kanë lënë paraburgimin dhe janë drejtuar për në shtëpi duke i’u ndryshuar akuza, nga trafik narkotike në bashkëpunim, në shpërdorim detyre.

Kjo pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar dhe ka dalë në këtë përfundim pas disa muajve hetimi. Të tre të liruarit e sotëm, do të paraqiten në prokurori dy herë në muaj dhe do të ndiqen në gjendje të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here