“Skandali, dalin tezat e provimit të matematikës”

0
143

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka denoncuar daljen e tezës së provimit të matematikës.
Vokshi ka publikuar edhe pamjet e testit, duke e cilësuar si dështimin e radhës të ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Postimi i Albana Vokshit
U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.
Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi. Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!
Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here