Skandali me gazetarët, Basha: Opozita në krahë të çdo gazetari, Rama ka humbur ekuilibrin psiqik

Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij. Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavërikështu shkruan kryetari i Partisë Demokratike Basha.

Kreu demokrat ka reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit Rama. Ai e ka etiketuar sulmin si agresiv, banalitet rrugaçëror që fakton çekujlibrin psiqik të kryeministrit kur sipas Bashës, nuk arrin të fshehë të v ërtetën tronditëse.

Sipas Lulzim Bashës, Edi Rama është i kapur peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në lolo nga kriminelët që i diktojnë vendimarrjen politike.

Kryetari i demokratëve i ka shprehur solidaritetin çdo gazetari.

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë-përfundon Basha reagimin e tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment