Skandali me sanitaren te Covid 2, reagon Manastirliu: Nuk përfaqëson mjekët, kam ngritur grup pune për verifikimin e akuzave

0
149

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar skandalin me sanitaren, Tire Alldervishi e hequr si infermiere e spitalit Covid2, duke i zhvatur 8 mln lekë familjares së një pacienteje me Covid-19.
Teksa prezantoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve se masat anti-covid do vijojnë të mbeten në fuqi, Manastirliu tha se sanitarja nuk përfaqëson punën e punonjësve të shërbimit mjekësor.
Sipas ministres, është ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë që do kryejë një investigim të plotë administrativ dhe verifikim të çdo akuze në Covid 2.
“Këto janë ditë të mira. Është ditë e mirë sa herë një qytetar denoncon me fakte dhe na jep mundësinë këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor. Pa dyshim që 2-3 individë që abuzojnë me një detyrë të shenjtë, nuk përfaqëson armatën e mjekëve, e atyre të që shërbejnë në shëndetësi.
Sic pamë rastin e qytetares që denoncoi dhe që i falënderoj, kemi të tjerë falënderues për ata mjekë që e nderojnë bluzën e bardhë.
Inkurajoj gazetarët investigues që ti shkojnë deri në fund. Do kenë bashkëpunimin tonë të pakursyer, që kushdo që abuzon me detyrën të marrë ndëshkimin që meriton. Sistemi ynë nuk është i përsosur, ka edhe batakçinj.
E kam ngritur një grup pune nga MSH që do kryejë një investigim të plotë administrativ dhe verifikim të cdo akuze në Covid 2.
Kam një thirrje për qytetarët që të mos bini pre dhe informoni autoritetet nëse u cenohet shërbimi. tolerancë zero në cdo strukturë dhe ndëshkimi do jetë maksimal”, tha ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here