Skandali, ndërpritet mbledhja e Komisionit të Jashtëm, ish kryediplomati Tritan Shehu: Kërkuam dorëheqjen e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, ish ministër i jashtëm në mesvitet ’90 Tritan Shehu ka folur për mediat pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Jashtëm ku po raportonte Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Zoti Shehu për median pas takimit deklaroi se ishte një ngjarje e paprecedentë ne historinë e parlamentit ku kryetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavertetat e mëdha që po bëjnë.

Fakeqësisht Shqipëria pësoi një dështim  të madh për shkak të kësaj qeverie-u shpreh Shehu ndaj kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian.

Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vertetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë. Për zotin Shehu kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment