Skandali në Fier/Yllka Beci përgënjeshtron Yllka Becin!

0
225


Sapo ka lëshuar një komunikim për median drejtoria e arsimit në Fier. Për të mbuluar skandalin tre herë radhazi dhe deklaratën skandaloze të drejtoreshës së arsimit sapo lëshuan këtë informacion:” Sot në shkollën “Janaq Kilica” ka filluar mësimi normalisht, pasi janë bërë të gjitha kontrollet strikte në ambientet e shkollës. Megjithatë, kemi patur një nxënëse që ende ka mbetur nën ndikimin e frikës dhe panikut të një dite më parë, cka ka sjellë edhe shqetësim mes prindërve. Aktualisht nxënësja që ka shfaqur probleme ankthi është shumë mire dhe iu kthye mesimit.
Dëshirojmë të sigurojmë prindërit e nxënësve të shkollës se po monitorojmë me vëmendje maksimale çdo zhvillim. Na keni besuar neve gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tuaj dhe ne përkushtohemi maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme.
Ambientet e shkollës janë të mirë-kontrolluara dhe në siguri të plotë për mësim, ndërsa kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër edhe instalimi i kamerave të sigurisë.
Situata e shkaktuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier, përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë.
Paniku që ka përfshirë nxënës dhe mësues, pas asaj që ndodhi një ditë më parë, vijon të jetë prezent dhe sigurisht që një shqetësim i tillë shoqërohet edhe me ankth tek nxënës e mësues.
Pas njoftimit të marrë se një vajzë brenda shkollës, ndjehej keq dhe paraqiste shenja paniku, është kërkuar edhe ndihma mjekësore, ndërsa mbërritja e ambulancës ka alarmuar prindër e qytetarë.
E ndodhur në këto kushte, kur një përgjigje ishte domosdoshmëri, kreu i Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Znj. Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë.
E tensionuar nga kjo situatë, Znj. Beci, në një komunikim me prindër e gazetarë është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë ngjarje të pazakontë në mjediset e shkollë, duke shtuar se ambulanca ka mbërritur për të marrë një vajzë që ndjehej keq.
E ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim.
Drejtuesja e arsimit, me fjalën “vajzë” i referohet mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në Spital.
Zyra Arsimore Vendore Fier, është pranë nxënësve dhe stafit mësimor për tejkalimin e kësaj situatë, ndërsa pritet që organet kompentete të zbulojnë të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje që ndodhi në një nga shkollat e mesme më të mëdha dhe më me emër në qytetin e Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here